English

U largua nga shtëpia, i ati denoncon zhdukjen e vajzës 22-vjeçare

Durrës, 26 tetor, NOA - Ka shkuar në shtëpi, por aty nuk e ka gjetur si zakonisht vajzën e tij 22-vjeçare dhe i gjendur në ankthin e pritjes pa fund të saj, ka marrë rrugën drejt komisariatit të policisë për gjetjen e saj.

Fjala është për një 51-vjeçar me emrin F.Llukaj, banues në Durrës, i cili ka bërë kallëzim për largimin nga banesa të vajzës së tij Esnada Llukaj, 22-vjeçare, me arsim të lartë.

Siç bëhet me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të Durrësit, ato kanë shpallur në kërkim vajzën dhe po punojnë për gjetjen e saj.

Ndërsa materialet iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE