Tiranë, 26 tetor, NOA – Abu Dabi, Shpejtësi, adrenalinë, sfidë e fitore… përgjatë një sezoni spektakolar të Formula F1TM, i cili do të arrijë kulmin me datë 14 nëntor 2010.
“Vodafone Albania” lajmëroi dje se 4 klientë të saj do të përzgjidhen nëpërmjet një loje promocionale për të ndjekur falas finalen e sezonit aktual të Formula 1 që do të zhvillohet në pistën Yas Marina Circuit Abu Dhabi.
Çdo klient i “Vodafone Albania” mund të bëhet pjesëmarrës në këtë lojë promocionale, duke dërguar një SMS pa pagesë, me tekst Vodafone në numrin 50057.Në këtë mënyrë, çdo klient i “Vodafone Albania” do të ketë mundësinë për të fituar 1 nga 4 çmimet e ofruara për të parë “live” Formula 1 Etihad Airëays Abu Dhabi Grand Prix 2010, prej datës 12.11.2010 deri në 14.11.2010.
Kjo lojë promocionale është e hapur deri me 2 nëntor 2010 ora 11:59:59. Shorti për fituesit e lojës promocionale do të hidhet më 2 nëntor, ora 12:00 pranë zyrave qendrore të “Vodafone Albania”.
Secili nga 4 fituesit e kësaj loje promocionale, do të përfitojë si çmim nga një paketë të plotë, e cila përfshin: Udhëtimin për në Abu Dhabi, 3 netë në një nga hotelet e mrekullueshme në Abu Dhabi, si dhe biletat për të parë garën e Formula 1 në Yas Marina Circuit në Abu Dhabi.
n.e/NOA