Londër, 28 tetor NOA - Aston Martin DB5 e 1964, e drejtuar nga Sean Connery në disa filma të 007, do të jetë ditën e nesërme në një ankand në Londër. Flitet se shifra mund të arrijë një shumë marramendëse. E përcaktuar si autovetura më e famshme në botë, DB5 është një nga dy makinat unike që janë përdorur në filmat James Bond Goldfinger dhe Thunderball, por e vetmja që është ekziston ende. Kjo veturë, është akoma e kompletuar me aksesorët që janë të pranishëm dhe në film, si pistoletat fallto dhe targat e ndërrueshme.
r.b/NOA