Kordoba, 28 tetor NOA - Një parkues makinash 60 vjeçar, u arrestua nga policia në Kordoba, 700 kilometër nga Buenos Aires, pasi e bija 34-vjeçare e kishte akuzuar atë për abuzime seksuale që kishte pësuar nga ai për më shumë se dy dekada.
Lajmi u raportua nga e përditshmja Clarin, duke shtuar se vajza kishte dhe gjashtë fëmijë si pasojë e abuzimeve të të atit. Vajza tha se është mbajtur në shtëpi dhe ka qenë pre e abuzimeve dhe keqtrajtimeve të babit të saj. Ai ka abuzuar mbi vajzën për 23 vjet, që kur fëmija e tij kishte një moshë 11-vjeçare. Më pas ai ka abuzuar me vajzën e tij tjetër 14-vjeçare.
34 vjeçarja, kishte humbur dhe nënën e saj në moshën 10vjeçare dhe si rrjedhojë kishte shkuar për të jetuar me babin dhe partneren e tij të re në Salta, në veri-perëndim të vendit.
Dhuna ka filluar që nga viti 1987. Pas disa muajsh nga përdhunimi i parë, njeriu u arrestua për dhunë të përdorur në familje, por kur doli nga burgu ai vazhdoi të përdhunojnë vajzën e tij. Në moshën 14 vjeçare, viktima ishte shtatzënë me babain e saj. Në vitin 1992, ajo e denoncoi sërish të atin, po ky i fundit për të mos përfunduar në burg u arratis në Kordova së bashku me të bijën dhe vajzën-mbesë. Në qytetin e ri erdhën në jetë dhe pesë fëmijë të tjerë si rrjedhojë e abuzimeve. Përveç kësaj, është për tu theksuar se ai e mbante të “burgosur” në shtëpi familjen e tij. Dhuna nuk kishte të përfunduar, ku përveç 6 fëmijëve të lindur vajza kishte humbur dhe tre të tjerë gjatë shtatzënisë. Në 2009 ajo e denoncoi atë sërish për këtë fakt, po r këtë herë pasi i ati kishte abuzuar mbi vajzën-mbesë të tij. Si rrjedhojë më në fund ai u arrestua dhe ndodhet i mbyllur në qeli.
r.b/NOA