Shkup, 27 tetor, NOA - Banka Botërore sot pritet që të prezantojë në Shkup strategjinë për partneritet 2011-2014 me Maqedoninë.
Strategjia e re 4-vjeçare parasheh mbështetje financiare me një vlerë prej 100 milion dollarëve, edhe atë vetëm për dy vitet e para.
Prezantimi i strategjisë do të bëhet nga përfaqësuesi i përhershëm i BB-së në Maqedoni, Lilija Burunçuk dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i financave, Zoran Stavrevski.
Programi për mbështetjen e dytë financiare duhet të diskutohet me qeverinë gjatë periudhës së ardhshme.
Këto investime janë parashikuar për të mbështetur sektorin privat, mbështetjen e procesit të ofrimit të vendit drejt Bashkimit Evropian, rritjen e punësimeve dhe sigurimit social, etj.
Republika e Maqedonisë është anëtare e Bankës Botërore nga viti 1994 dhe që atëherë kjo bankë ka investuar 1.061 miliardë dollarë.
NOA-INA