English

Berisha: Të kemi 50 studentë për 1000 banorë

Tiranë, 27 tetor, NOA - Duhet të kemi 50 studentë për 1000 banorë. Kjo është shifra e komunikuar nga kryeministri Berisha lidhur me synimin e qeverisë për frekuentimin e arsimit të lartë në Shqipëri.

Gjatë fjalës që ai mbajti sot në një aktivitet të ministrisë së Arsimit për klasifikimin dhe renditjen e universiteteve, u shpreh se qeveria do të mbështesë zhvillimin e arsimit të lartë dhe do të rrisë sërish buxhetin për universitetet, edhe pse nuk mund të arrihen menjëherë dot qëllimet që ajo i ka vënë vetes.

Sa i përket renditjes së universiteteve, ai ka thënë se ajo është e domosdoshme për cilësinë dhe se stafi i pedagogëve, duhet të jetë aq sa duhet.

Nga ana tjetër, ai parashtroi edhe çështjen e teksteve universitare, duke theksuar se

duhet ë largohen tekstet e “mykura” nga universitet dhe në vend të tyre të vendosen tekstet moderne.

“Ju bëj thirrje që të përkthehen tekstet më të mira të botës, që t`ju japin studentëve konceptet më të drejta”, theksoi Berisha Në fund, kryeministri Berisha gjithashtu ka theksuar se universitet shqiptare duhet të rendin drejt cilësisë si një domosdoshmëri e madhe për zhvillimin e arsimit të lartë. Sipas tij duhet lënë pas standardet e prapambetura dhe t`i lihet hapësirë zhvillimit modern të arsimit të lartë. n.e/NOA

KOMENTE