Francë, 27 tetor NOA - Osama Bin Laden ka kërcënuar Francën në një mesazh të transmetuar bë televizionin arab Al Jazeera: “E vetmja mënyrë për ruajtur sigurinë tuaj është që ti jepni fund padrejtësive që zbatoni kundrejt fesë islamike, nëpërmjet tërheqjes së trupave ushtarake të luftës së nisur nga Bush në Afganistan”.
Lideri i Al Kaedës ka folur dhe në lidhje me rrëmbimin e francezëve në Niger: “Është një formë reagimi ndaj padrejtësive të besimtarëve myslimanë”.
Në mesazhin që i drejtohej popullit francez Bin Laden shtoi: “Nuk mund të jeni bashkëpunëtorë në zënien e territoreve tona, të femrave dhe fëmijëve dhe më pas të kërkoni siguri dhe jetesë”. ”Në qoftë se mendoni se ndalimi i ferexheve kundrejt femrave myslimane është i drejtë, atëherë nuk mendoni se dhe ne duhet të largojmë trupat tuaj nga vendi ynë?”. Sipas terroristit, drejtësia në këtë rast është shumë e thjeshtë, “ashtu si ju mund të vrisni dhe ne mund t’ju vrasim, ashtu si ju arrestoni dhe ne marrim peng trupat tuaj dhe në qoftë se vini në rrezik sigurinë tonë të njëjtën gjë do bëjmë dhe ne”.
r.b/NOA