English

Bin Ladeni Sarkozisë: Mos ua hiq perçet myslimaneve!

Paris, 27 tetor, NOA - "Larg nga lufta e urdhëruar prej Bushit”. Kjo ka qenë thirrja që kreu i organizatës terroriste “Al Kaeda”, Osama bin Laden, i ka drejtuar kreut të shtetit të Francës, Nikolas Sarkozi.

Duke e kritikuar për vendimin mbi ndalimin e mbajtjes së perçes për gratë myslimane që jetojnë në Francë, Bin Laden, i është drejtuar Sarkozisë duke i thënë se me këtë akt, ai dhunon të drejtën e popullatës myslimane të këtij vendi.

Duke dhënë një mesazh për televizionin al Xhazira, Bin Laden vuri në dukje se kjo është arsyeja pse u rrëmbyen pesë francezë dhe dy afrikane me shtetësi franceze në mes të shtatorit në Niger.

“Ky ka qenë një reagim ndaj padrejtësisë. Mënyra e vetme e Parisit për të mbajtur sigurinë e tij është që të tërhiqet nga Afganistani. Është e papranueshme që keni marrë pjesë në pushtimin e vendit tonë, ju keni vrarë gratë tona, konfiskuar pasurinë tonë dhe pastaj ju jetoni në paqe për vete”, pohon mesazhi i Bin Ladenit.

n.e/NOA

KOMENTE