Tiranë, 27 tetor, NOA - Kërcimtarja gjermane e Dans Teatrit, Katharina Maschenka Horn, pas katër javësh pune intensive me studentë të koreografisë dhe artistë të rinj të "Albanian Dance Theater Company, prezanton të mërkurën dt. 27 tetor, ora 18.00 në sallën Black Box të Akademisë së Arteve një performancë të përgatitur enkas për temën e këtij Tetori Gjerman: Rënia e perdes së hekurt kudo në Europën Lindore 20 vjet më parë, problemi përherë aktual i dhunës, shpresat e brezit që nuk e njohu diktaturën, janë disa nga motivet që trajton ideatorja e mbrëmjes dhe ky grup.
m.s/n.e/NOA