English

E rrallë, gruaja vendos të martohet me veten e saj

Tajvan, 28 Tetor, NOA - Quhet Chen Wei Yih dhe është gruaja e parë në botë që kanë vendosur të martohet me veten e saj. Në moshën 30 vjeçare, ajo ka arritur në një pikë ku ka filluar të ndiejë nevojën për të krijuar një familje.

Duke mos gjetur ende një person për të ndarë jetën me të ajo vendosi ta ndajë atë me veten. Më 6 nëntor 2010, në një ceremoni të thjeshtë me rreth tridhjetë të ftuar Chen pritet të martohet dhe të betohet për besnikëri të përjetshme.

"Puna dhe biznesi im po shkojnë shumë mirë, por unë kurrë nuk kam gjetur një partner me të cilin të qëndroj dhe të martohem, çfarë tjetër mund të bëj?" – thotë gruaja.

Pavarësisht vendimit të çuditshëm, Chen ka thënë se në qoftë se do të kishte gjetur një njeri, që do të përshtatej me të ajo do të ishte gati për t'u martuar sipas riteve tradicionale. Nëna e nuses ka këmbëngulur që vajza e saj të ishte në kërkim të një burri prej mishi dhe kocke, por pas kërkesës të vajzës, ka pranuar që ajo të martohet me veten.

Natyrisht, Chen nuk mund të humbasë muajin e mjaltit. Nusja e ardhshme ka vendosur ta kalojë në Australi.

a.e./NOA

KOMENTE