Milano, 27 tetor, NOA - Kur çokollata kthehet në art! Vetëm pak hapa larg qendrës së Milano gjendet një lokal i vjetër i cili e ka titulluar veprën më të fundit të tij si “Chocolate Passion ...”.
Protagoniste e performancës ka qenë një vajzë e re modele, trupi i së cilës është pikturuar nga artistja ukrainase, Natali Grunska Natali.
Artistja e ka zbukuruar trupin e modeles me një përzierje kakaoje dhe ngjyra natyrore. Origjina e çokollatës, në antikitet, është konsideruar si ushqimi i perëndive.
n.e/NOA