Torino, 27 tetor NOA - Krasic, është ndëshkuar për faktin se stimuloi në ndeshjen me Bolonjën dhe arriti të merrte një penallti, e cila u humb nga Iaquinta.
Gjykatësi sportiv Tosel e ka pezulluar atë me dy javë në kampionat dhe kjo falë provës televizive që e përdori në ndeshjen e bardhë e zinjve me Bolonjën.
Mesfushori serb në këtë mënyrë nuk do të jetë prezent në ndjen e së shtunës ku Juventusi do të ketë një përballje tepër të vështirë me Milanin dhe gjithashtu do të mungojë dhe në ndeshjen e ardhshme në transfertë me Cesenan.
Juventusi tashmë është duke u përpjekur për të zbutur këtë vendim të gjykatësit duke çuar një kërkesë tjetër. “Një vendim tepër i ashpër”, - deklaroi drejtori i përgjithshëm i Juventusit Marrota në lidhje me këtë çështje.
r.b/NOA