Moskë, 27 tetor NOA - Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, i cili u vu në postin e ri vetëm javën e kaluar, ndër pikat e tij të para që do të zbatojë, ka dhënë urdhër, që rrugët e kryeqytetit rus të pastrohen me anë të fshesave me korrent.
Lajmi është bërë i ditur nga zyrat e shtypit në Moskë. Kryebashkiaku bëri të ditur se dhe pse rrugët janë të pastra, sërish në qytet ndihem aroma e pluhurit dhe për këtë arsye ka urdhëruar pastrimin e tyre me fshesa korrenti.
r.b/NOA