Kaliforni, 27 tetor, NOA - George Soros ka paguar një milionë dollarë për fushatën për legalizimin e marijuanës në Kaliforni, një javë pas votimit të saj.
Në vitin 1996, financieri miliarder ka qenë një mbështetës i madh i masës që e bëri të Kalifornisë shtetin e parë i cili ligjëroi marijuanën për përdorime terapeutike.
Dhurimi i Soros vjen një ditë pas nisjes së spotit televiziv të parë në favor të posedimit të marijuanës për qëllime të caktuara, nën kontrollin e qeverive lokale.
"Kontrolli dhe tatimi i marijuanës do t’u shpëtojë taksapaguesve miliona dollarë, por edhe do të ndihmojë në uljen e dhunës dhe korrupsionit të lidhura me tregun e drogës", shkruan ai.
n.e/NOA