Tiranë, 27 tetor, NOA - Dita e enjte do te karakterizohet nga kthjellime dhe vranesira ne bregdet dhe zonat e uleta. Ndersa zonat malore do te dominohen nga vranesira dhe shira te dobet e lokale. Mesdita do te sjelle kthjellime ne pjesen me te madhe te territorit shqiptar.
Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:
Shqipëria
Pjesa e dyte e dites do të permiresoje me tej kushtet atmosferike duke i larguar shirat edhe nga zonat malore duke bere qe i gjithe territori shqiptar te jete nen ndikimin e motit te kthjellet dhe vranesirave kalimtare.
Temperaturat e mëngjesit do të pësojnë 4-5 grade renie Por mesdita do te sjelle nje renie te lehte te temperaturave ne vend. Era do të fryjë mesatare ne toke dhe deri e forte ne det me shpejtësi deri në 50 km/h nga drejtimi juglindor. Problematik paraqitet kanali i Otrantos ku dallgezimi do te arrije deri ne 6 balle.
Europa
Pjesa me e madhe e kontinentit europian do te dominohet nga moti i kthjellet por temperaturat do te pesojne renie te ndjeshme. Perjashtim bejne Europa juglindore dhe Ballkani lindor, te cilet do te mbeten me vranesira dhe shira te konsiderueshem. Po ashtu me vranesira dhe shira do te jene serish ishujt britanike Por intensiteti i tyre do te jete i dobet. Ndersa vendet skandinave do te kene reshje te pakta te debores.
Ngjarje ekstreme në Europë:
Europa Juglindore rrezikohet nga era e forte dhe reshje shiu;
Europa qendrore do te mbetet me temperatura te ulta;
Skandinavia alarmon per ere te forte dhe reshje debore.
n.e/NOA