Prishtinë, 27 tetor, NOA – Kosova mund të rrezikojë të mbetet pa miratim të buxhetit për vitin 2011, për faktin se mungon një numër i madh i ministrave të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kështu është shprehur sot Bedri Hamza, zëvendësministër e Ekonomisë dhe Financave, përfaqësues i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), sipas të cilit, është pikërisht LDK e cila po shkakton këtë krizë në buxhetin e shtetit.
Duke vijuar akuzat e radhës për ish-partnerin e qeverisjes, përfaqësuesi i LDK-së tha se me mungesën e saj, ajo po bllokon një proces të rëndësishëm për vendin siç është miratimi i buxhetit të shtetit.Sipas Hamzës, kriza politike e krijuar nga ana e LDK-së po rrezikon edhe fondet e garantuara edhe nga FMN-ja për Kosovën.
Po ashtu, rrezikohet edhe marrja e pagave nga ana e shërbyesve civilë, pensionet etj.
n.e/NOA