English

Romë, prokuroria akuzon Google Street View

Romë, 28 tetor NOA - Prokuroria në Romë ka hapur një fashikull procesual në lidhje me Google Street View, programi i cili mundëson që nga kompjuteri të shien rrugët e të gjitha qyteteve të botës.

Hipoteza e një krimi të mundshëm ka të bëjë me intereferimin në jetën private. Nëpërmjet një hetimi është verifikuar se sistemi mund të arrijë të marrë të dhëna personale nëpërmjet rrjetit wi-fi. Gjithçka në këtë kërkesë ka të bëjë me sigurinë e privatësisë së personave. Hetimi i është besuar prokurorit të republikës Giovanni Ferrara dhe ministrit Adalberto Albamonte. Qendër e këtij hetimi është çështja se nëpërmjet street-view merren të dhëna në mënyrë jo të ligjshme.

r.b/NOA

KOMENTE