English

Roussinov: Bullgaria, mbështetëse e integrimit të Shqipërisë

Tiranë, 27 tetor, NOA – Mbështetja e Bullgarisë në hapat e mëtejshëm të Shqipërisë, në integrimin drejt Bashkimit Evropian do të jetë e pranishme dhe e garantuar.

Një fakt të tillë, kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli ia ka bërë me dijeni ambasadori bullgar në Shqipëri, Teodor Spassov Roussinov, gjatë një takimi të përbashkët.

Roussinov, duke falenderuar për pritjen e ngrohtë në Kuvendin e Shqipërisë, i përcolli kryetares Jozefina Topalli, urimet më të përzemërta nga kryetari i parlamentit të Bullgarisë.

Topalli nga ana e saj, vlerësoi marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe bashkëpunimin ekonomik, si dhe kërkoi rritjen e shkëmbimeve edhe në fusha të tjera.

Ambasadori bullgar, në fund e ka uruar kryetaren e Kuvendit për vendimin historik të Parlamentit evropian për heqjen e vizave edhe me Shqipërinë.

n.e/NOA

KOMENTE