English

Shkup, Selmani-Papadopulos: Kompromis i shpejtë me Greqinë për emrin

Shkup, 27 tetor, NOA - Kryetari i Demokracisë së Re, Imer Selmani ka pritur sot në selinë e partisë së tij në Shkup, ambasadoren e Greqisë në Maqedoni, Aleksandra Papadopulos.

Lajtmotiv i takimit ishin zhvillimet e fundit politike në Maqedoni, për çështjen e emrit dhe integrimet euro-atlantike, si dhe për çështjen e regjistrimit.

Selmani dhe Papadopulos ranë dakort se në prag të Samitit të NATO-s në nëntor, nuk ka të dhëna drejt zgjidhjes së kontestit rreth emrit dhe debllokimit të proceseve integruese të Republikës së Maqedonisë në NATO.

Të dy bashkëfolësit konstatuan se është i nevojshëm kompromisi i shpejtë, pasi kjo do t’i hapte Maqedonisë rrugën për tu integruar në NATO si dhe për nisjen e negociatave me BE-në, por edhe do të ndikonte pozitivisht në stabilitetin e vendit dhe të rajonin, si dhe zhvillimit ekonomik të vendit.

Kreu i Demokracisë së Re në maqedoni, e njoftoi ambasadoren Papadopulos me qëndrimet dhe kërkesat e DR-së për çështjen e regjistrimit dhe e njoftoi atë me shqetësimet e tij dhe të qytetarëve shqiptarë për rezultatet joreale, që mund të dalin nëse projektligji kalon ashtu siç është, pa amandamentet e DR-së.

Kjo, sipas Selmanit, do të reflektojë me pasoja negative politike për vendin.

Selmani nënvizoi se përgjegjësia për këtë do të bjerë mbi Qeverinë, e cila ka humbur sipas Selmanit kuptimin dhe pajtimin për marrëdhëniet ndëretnike, dhe nuk po sheh mosmarrëveshjet politike që po dalin në pah nga procesi jotransparent dhe joobjektiv i regjistrimit.

mit/NOA
KOMENTE