English

Shpërthim tritoli në Vlorë, nuk ka të lënduar

Vlorë, 27 tetor, NOA – Qyteti i Vlorës është tronditur nga një shpërthim duke u gdhirë dita e sotme, por për fat të mirë, nuk është shkaktuar asnjë i lënduar prej tij.

Burimet e policisë së qytetit bregdetar raportojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Lirim” në hyrje të qytetit të Vlorës pak metra nga drejtoria e policisë, në një servis automjetesh, ku ky i fundit është përfshirë në dëme të mëdha materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ekspertët e krimit, të cilët janë duke analizuar shkaqet e shpërthimit.

Kjo është hera e dytë që një shpërthim ndodh në qytetin e Vlorës brenda dy ditëve të fundit, për të cilat, ende nuk është gjetur një shpjegim nga ana e policisë... (vijon).

n.e/NOA

KOMENTE