Hanoi, 27 tetor, NOA - Shtatë kilometra nga Hanoi, kryeqyteti i Vietnamit, fshati Le Mat njihet në mbarë botën për servirjen e gjarpërinjve nëpër tryeza, duke përfshirë edhe kobrat.
Por mbi të gjitha, njihet edhe për një gjellë të shijshme, shërbyer në restorant me kokat dhe trupin e gjarpërinjve, me një çmim rreth 15 dollarë.
Ndërkaq, ky fshat është i njohur edhe për Festivalin e Le Mat, një lloj riti për gjarpërinjtë, me vallet tradicionale, muzikë dhe festime në rrugë.
Madje ky fshat është aq i veçantë për lidhjen e tij me gjarpërinjtë, saqë sajon me ta edhe lëngje të ndryshme, të cilat gjithashtu i servir para klientëve, krahast menusë së pasur me lloje gjarpërinjsh.
n.e/NOA