Argjentinë, 29 tetor NOA - Nestor Kirchner, ish-presidenti i Argjentinës është ndarë nga jeta në El Calafate, në Patagoni, në moshën 60-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja El Clarin, e cila ka theksuar se ai ndodhej i shtruar në një spital në jug të vendit.
Kirchner ka qenë president i Argjentinës nga 25 maji i 2003 deri më 10 dhjetor të 2007 dhe ka qenë i martuar me presidenten aktuale Cristina Fernandez Kirchner.
Kirchner vuante nga zemra dhe më 7 shtator ai u shtrua në klinikën e Buenos Aires, për të zhbllokuar një arterie. Ishte ndërhyrja e tij e tretë kardiake që bëri të detyrueshëm një operacion në karotide. Duhet theksuar se me kalimin e ditëve gjendja shëndetësore e tij vazhdonte të përkeqësohej gjithnjë e më shumë.
r.b/NOA