Birmani, 28 tetor NOA - Liderja e opozitës në Birmani Aung San Suu Kyi, aktualisht në arrest shtëpiak, mund të fitojë lirinë e saj pas zgjedhjeve të 7 nëntorit.
Diçka e tillë është bërë e ditur nga ministri i punëve të jashtme në këtë vend. Aung San Suu Kyi ka kaluar më shumë se 15 vite në 21 të tilla në arrest shtëpiak dhe deri atëherë nuk ka gjetur më lirinë që nga 2003. Ministri Nyan Win ka takuar, gjatë një dreke, partnerët e tij të organizatës së kombeve të jug-lindjes aziatike dhe kjo në lidhje me një samit që do të mbahet në kryeqytetin e vietnamez.
Është theksuar se pas zgjedhjeve do të bëhet e mundur liria e Aung San Suu Kyi, por pa caktuar një datë fikse.
r.b/NOA