Tiranë, 28 tetor, NOA – “Sali Berisha, ti dhe qeveria jote jeni të kapur nga krimi dhe korrupsioni dhe po mbani peng vrasjet e dy përfaqësuesve të Partisë Socialiste, që u vranë në prag të zgjedhjeve dhe në prag të shtëpisë”.
Kjo ka qenë akuza e ngritur nga foltorja e Kuvendit prej deputetit socialist Taulant Balla, sipas të cilit, Berisha është nga ata kryeministra që kërcënojnë politikisht me vdekje. “Je i vetmi kryeministër në botë që ke kërcënuar për vrasje përfaqësuesit e Kuvendit, mua personalisht”, tha ai.
Duke vijuar më tej akuzat e tij të rënda ndaj kreut të qeverisë, se ai “përdor metodën e bandave dhe paguan me korrupsion vrasësit që vrasin socialistët”.
“Pushteti yt është më i korruptuari në Evropë”, i ka thënë ai më pas kryeministrit ...(vijon)
n.e/NOA