English

Basha thirrje opozitës: Mos politizoni krimet!

Tiranë, 28 tetor, NOA – “Le të mos t’i kthehemi një kohe kur me pretekstin më të vogël politizohej çdo lloj ngjarje”. Kështu është shprehur ministri i Brendshëm Lulëzim Basha gjatë seancës së sotme plenare, lidhur me vrasjen e kryekomunarit të Tërthores në Kukës.

Në kundërpërgjigje të akuzave të mbërritura prej opozitës se kjo ngjarje mund të ketë motive politike, ashtu si edhe vrasja e deputetit socialist, Fatmir Xhindi një vit më parë, Basha u shpreh se nuk ka vend për aludime të tilla dhe se Partia Socialiste ka në dispozicion të gjitha materialet për të hetuar.

“Ju ftoj të hiqni dorë nga zëdhënia e grupeve kriminale dhe ju garantojmë se Policia e Shtetit do të angazhohet plotësisht për sigurinë e vendit, në kontribut të sigurimit të lëvizjes së lirë të shqiptarëve”, apeloi ministri i Brendshëm nga foltorja e Kuvendit.

Sipas Bashës, policia është e angazhuar në zbardhjen e ngjarjes dhe se ajo tashmë ka dy pista për ngjarjen e vrasjes së kryekomunarit të Tërthores në Kukës.

n.e/NOA

KOMENTE