English

Berluskoni: Brenda 3 ditësh, në Napoli nuk do ketë më plehra

Napoli, 28 tetor, NOA – Brenda tri ditëve, Napoli do të jetë i lirë nga mbeturinat. Për një gjë të tillë, banorët e tij, i ka siguruar tashmë kryeministri italian Silvio Berluskoni, duke theksuar se do të ndërmerren aksione të jashtëzakonshme për të zhdukur mbeturinat në Napoli.

"Në tre ditë në Napoli nuk do të ketë më plehra”, u shpreh kryeministri në një konferencë për shtyp me kreun e Mbrojtjes Civile italiane.

Berluskoni gjithashtu foli për një kremator që do të ndërtohet në Campania, i cili do të ndihmojë në zhdukjen e plehrave.

n.e/NOA

KOMENTE