English

Calciopoli, Juventus kërkon rikthimin e kampionateve

Torino, 28 tetor NOA - “Pasi siguria dhe korrektësia e klubit tonë është vërtetuar tashmë mund të hedhim kërkesën për rikthimin e titujve kampion”, - këto kanë qenë fjalët me të cilat Andrea Agnelli ka hapur çështjen e Calciopoli për asamblenë e aksionarëve të Juventusit.

Presidenti i bardhë e zinjve është në pritje të përgjigjes në lidhje me rikthimin e titullit kampion të vitit 2006 në Seria A.

“kemi marrë garanci të plota nga Federata e Futbollit në Itali se shumë shpejt do të marrim një përgjigje në lidhje me këtë çështje. Jemi në pritje, por kemi shumë besim”, - përfundoi ai.

Me sa duket klubi i Juventusit është më i bindur se kurrë në kërkesën e tij për rikthimin e titujve kampion të hequra nga Federata e Futbollit dhe një gjë e tillë duket në mënyrën më të mirë në fjalët e presidentit Agnelli.

r.b/NOA

KOMENTE