English

Cunami në Indonezi, mbi 300 të vdekur

Indonezi, 28 tetor NOA - Vazhdon gjithmonë e më shumë të përkeqësohet bilanci i personave të vdekur si rrjedhojë e cunamit që ka goditur arkipelagun e Mentawai, në ishullin indonezian të Sumatra.

Tashmë viktimat kanë arritur në 343, ndërsa të zhdukurit në 338. Momentalisht është bërë e ditur se helikopterët e ndihmës së shpejtë kanë arritur të futen në zonat e thella të këtij vendi. Nga vëzhgimet e para thuhet se janë evidentuar shumë zona të shkreta dhe banesa të shumta të shkatërruara plotësisht nga dallga tre metra e lartë. Ishulli më i goditur është ai i Pagai Sud, i cili ka qenë dhe më i afërti i epiqendrës së sizmës prej 7,7 gradësh të shkallës riter.

r.b/NOA

KOMENTE