English

“Folfix1500 – Flisni pa limit”, oferta më e re e ALBtelecom

Tiranë, 28 tetor, NOA – Kompania e telefonisë fikse “ALBtelecom”, ka hedhur në treg ofertën më të re dhe më ekonomike “Folfix500”, për të gjithë abonentët familjarë, duke u mundësuar të flasin gjatë brenda rrjetit dhe me të afërmit e tyre jashtë pa u kursyer.

Kështu, çdo abonent familjar, që dëshiron ta shfrytëzojë këtë mundësi, mjafton të bëjë abonimin në paketën “Folfix500” dhe të përfitojë 1500 minuta bisedë telefonike brenda rrjetit ALBtelecom, 30 minuta për thirrjet ndërkombëtare drejt operatorëve fiks në: Greqi, Itali, Angli, Turqi, Kosovë, Maqedoni, Bullgari, Francë, Gjermani, Hungari, Kroaci, Mali i Zi, Zvicër, si dhe drejt operatorëve GSM dhe fiks n? SHBA e Kanada.

E gjithë kjo paketë e plotë, që kushton vetëm 1500 Lekë në muaj, përfshin në çmim edhe pajtimin mujor dhe TVSH.

Çdo abonent ekzistues i kategorisë “Familjarë” të ALBtelecom dhe abonentët e rinj deri në fund të kësaj oferte, mund të abonohen në paketën “Folfix1500”, duke u paraqitur pranë pikave të shitjes së ALBtelecom, si dhe pranë dyqaneve të “Eagle Mobile” në të gjitha qytetet e Shqipërisë.

Për të kryer regjistrimin në këtë paketë, abonenti familjar duhet të ketë me vete mjetin e identifikimit dhe librezën e telefonit.

Punonjësit e pikave të shitjes së ALBtelecom do t’ju mundësojnë firmosjen e një kontrate përkatëse aneks, e cila i bashkëngjitet kontratës së pajtimtarit.

Minutat e ofruara mund të përdoren pa limit kohor në 24 orë të ditës, nga ora 00:00 deri në ora 23:59. Oferta e minutave të kësaj pakete është vlefshme vetëm brenda muajit kalendarit dhe nuk mund të mbarten në muajin pasardhës. Me përfundimin e minutave të paketës, për çdo kohë bisede të konsumuar, abonenti do të tariforet sipas planit tarifor ekzistues.

Abonimi në këtë paketë është i vlefshëm çdo ditë të muajit. Për më shumë informacion rreth ofertës apo ndihmë të nevojshme për çdo shërbim që lidhet me telefoninë fikse, abonentët e ALBtelecom mund të telefonojnë në numrin 123 nga numri fiks, ose 04 22 00 123 nga numrat e tjerë.

NOA

KOMENTE