Tiranë, 28 tetor, NOA - Kapen në Tiranë tre shtetas të shpallur në kërkim, të kërkuar për vepra të ndryshme penale, falsifikim dokumentash, vulash si dhe marrëdhënie seksuale me dhunë.
Policia e kryeqytetit deklaroi se dje është kapur 31 vjeçari Alfred Prel Gjoni, lindur në Pukë dhe banues në Tiranë, i dënuar me gjobën prej 266.666 lekësh në 53 ditë burgim, për konsumim të veprës penale të falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve.
Gjatë ditës së djeshme po dje është kapur edhe 41 vjeçari Artur Gani Shehaj, banues në Tiranë, i dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale të falsifikimit të dokumentave.
Ndërkohë, po dje në kryeqytet u arrestua shtetasi në kërkim 25 vjeçari Flamur Taf Murataj, banues në Laç.
Në ngarkim të tij, Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Kurbinit, kishte dhënë masën e arrestit me burg në 19.06.2010, për veprën penale të kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritura e mbetur në tentativë.
Murataj i është dorëzuar prokurorisë së Laçit.
mit/NOA