SHBA, 28 tetor NOA - Ka shfaqur të gjithë sensualitetin e saj, këngëtarja australiane Kylie Minogue në disa pozime për kalendarin 2011, që e paraqesin atë në kostume banjoje tepër “hot”.
Ajo nuk e ka aspak problem kalimin e viteve dhe ka treguar në mënyrën më të mirë se çdo kush mund të jetë shumë seksi dhe jo vetëm në moshën 20-vjeçare. Kjo do të jetë një ndër shfaqet e saj të fundit në publik para se të filloj punimet për albumin e ri. Sensuale, provokuese dhe pa komplekse Kylie e kalendarit 2011 është një shembull ekzemplar i tërheqjes.
Një yll i vërtetë muzikor, që gjithmonë ka pasur një formë të shkëlqyer fizike ka konfirmuar dhe njëherë tjetër bukurinë e saj në 12 muajt e kalendarit të ri.
r.b/NOA