English

Lavapjata më e përshtatshme në botë, në treg nga Electrolux

Lavapjatë e harmonizuar për jetën reale, me kapacitet më të madh dhe performancë të pakrahasueshme pastrimi.

Tiranë, 28 tetor, NOA – Lavapjata “RealLife” nga Electrolux, e adaptuar për nevojat e jetës tuaj reale, mbërrin si një risi në kuzhinat tuaja.

Deri më tani, lavapjatat janë prodhuar mbi supozimet që gjithë tryezat shtrohen njësoj dhe që çdo përdorues e ngarkon lavapjatën me të njëjtën sasi enësh.

Por Electrolux kupton që nevojat e çdo konsumatori janë të bazuara mbi preferencat personale, të ilustruara më së miri nga shumëllojshmëria e pjatave, tenxhereve dhe tiganëve që përdoren në kuzhinat modern.

Rrjedhimisht, Electrolux hedh në treg një lavapjatë të harmonizuar për ‘jetën reale’, me kapacitet më të madh dhe performancë të pakrahasueshme pastrimi.

“Përshtatshmëria dhe hapësira shtesë që ofron lavapjata “Electrolux RealLife” mundësojnë që ju të pastroni edhe tenxheret dhe tiganët më të mëdhenj, duke reflektuar nevojat e ‘jetës tuaj reale’”, thotë menaxherja e Electrolux, Elena Breda.

“Pasi u kryen mijëra vizita dhe pyetësorë nëpër shtëpi, Electrolux zbuloi që lavapjatat e mëparshme, të bazuara mbi supozimin e ‘mjediseve’ uniformë sipas përcaktimit gjatë viteve 1970, nuk ishin optimale për mënyrën që njerëzit kanë nevojë ditët e sotme për larjen e enëve. Falë kapaciteteve të përmirësuara të hapësirës dhe larjes, Electrolux ofron një lavapjatë të adaptuar për nevojat tuaja”, shton ajo.

Lavapjata “Electrolux RealLife” ofron 10 litra hapësirë më shumë se lavapjatat e zakonshme, duke shfrytëzuar të njëjtën hapësirë të jashtme falë adaptimeve në projektimin inxhinierik.

E gjithë kjo, së bashku me mjetet ‘e zgjuara’ për kursimin e hapësirës, si koshat e levizshëm dhe sirtarët e adaptueshëm FlexiLift, ju mundësojnë larjen e enëve që nuk do i zinte një lavapjatë e zakonshme, duke bërë që Electrolux RealLife të jetë lavapjata më e përshtatshme në treg.

Teknologji Novatore Për të mundësuar larjen optimal në një hapësirë më të madhe, lavapjata “RealLife” ka një krah me aks të dyfishtë të quajtur FlexiSpray. 7 muaj u deshën vetëm për perfeksionimin e shpërndarjes perfekte të ujit, duke mundësuar larje të plotë dhe efektive pavarësisht ngarkesës së lavapjatës.

Lavapjata “RealLife” gjithashtu disponon teknologjinë e projektimit ‘TimeBeam’. Projektimi në dysheme i kohës së mbetur deri në përfundimin e ciklit të larjes do të thotë që ju nuk keni nevojë të ndërprisni procesin e lavapjatës për të parë nëse është në punë (ky inovacion gjithashtu siguron që lavapjata është e ndezur, pasi është aq e pazhurmshme sa ju nuk do ta kuptonit që “lavapjata RealLife” është e ndezur apo jo).

Lavapjata “RealLife” gjithashtu ofron harxhim të pakët energjie elektrike, është lavapjata e parë në botë që shuhet automatikisht pasi ka përfunduar një cikël të plotë larje dhe harxhon vetëm sasinë e korentit dhe ujit që nevojitet për një larje gjithëpërfshirëse, duke zvogëluar faturat e energjisë elektrike.

E lehtë për t’u instaluar Përveç revolucionit nga brenda, lavapjata “Electrolux RealLife” gjithashtu ka kapëse të përshtatshme, që mundësojnë instalimin e menjëhershëm në çdo lloj kuzhine.

Falë përshtatshmërisë në çdo aspekt të funksionimit, ky është realisht brezi i ardhshëm i lavapjatave. Lavapjata Electrolux RealLife është e disponueshme tek XX me çmimin XX.

Veçoritë e Lavapjatës “Electrolux RealLife”

Vaskë e Madhe – 10 litra më shumë se lavapjatat e zakonshme për tenxheret dhe tiganët më të mëdhenj

Krahu me aks të dyfishtë FlexiSpray – Mbulim më i mirë për larje më të mirë

Koshat RealLife – Të rregullueshëm për të krijuar hapësirën e nevojitur

Projektori në dysheme TimeBeam – Informacion i vazhdueshëm mbi procesin e larjes

Kursen energji – Përdor vetëm korrentin dhe ujin e nevojitur për një larje perfekte të ngarkesës

Teknologji e pazhurmshme – Aq e pazhurmshme sa nuk do ta kuptoni kur është e ndezur

Programim i fillimit të larjes 1-24 orë më vonë - Lajini enët gjatë kohës më të përshtatshme për ju

Larje e shpejtë - Enë të lara shkëlqyeshëm pas vetëm 30 minutash.

Electrolux, lider global në pajisjet shtëpiake

Electrolux është një udhëheqës global në pajisjet shtëpiake dhe pajisje për përdorim profesional, duke shitur më shumë se 40 milionë produkte për konsumatorët në 150 vende të botës çdo vit. Kompania përqendrohet në sjelljen e risive të cilat janë projektuar me kujdes, bazuar në kërkim të gjerë ndaj konsumatorit, për të përmbushur nevojat reale të konsumatorëve dhe profesionistëve.

Produktet Electrolux përfshijnë frigoriferë, larëse pjatash, lavatriçe, fshirëset me korent dhe soba gatimi të markave të ndryshme si Electrolux, AEG-Electrolux, Zanussi, Eureka dhe Frigidaire.

NOA
KOMENTE