English

LSI: Renditja e universiteteve, nismë për t’u përshëndetur

Tiranë, 28 tetor, NOA – “Në kuadër të rritjes së cilësisë në sistemin arsimor të arsimit të lartë, Lëvizja Socialiste për Integrim mbështet dhe vlerëson projektin e prezantuar nga Ministria e Arsimit për renditjen e institucioneve shqiptare të arsimit të lartë”.

Kështu është shprehur në një deklaratë për shtyp, Nora Malaj, anëtarë e Kryesisë së LSI, duke shtuar se kjo nismë përbën një nevojë të domosdoshme për të realizuar standardet dhe cilësinë në sistemin arsimor.

“LSI e vlerëson këtë mekanizëm, si një mjet që do të ndihmojë universitetet në rrugën e tyre drejt cilësisë, për të rritur shkallën e cilësisë, duke rritur kërkimin shkencor, duke orientuar më shumë studentë drejt tregut të punësimit dhe duke krijuar mekanizmin e nevojshëm për të realizuar cilësinë dhe produktin, i cili në dokumentat politike të programit dhe planin për veprim të LSI, vlerësohet si kapitali njerëzor, vlera më e rëndësishme e shoqërisë demokratike”, tha ajo.

Në fund, ka deklaruar se këtë vit, 70 përqind e te rinjve që mbaruan maturën u ulën në bankat e universiteteve dhe 91 përqind e nxënësve që mbaruan shkollën 9- vjeçare u ulën në bankat e shkollave të mesme.

“Këta dy tregues janë të një rëndësie kapitale për të ardhmen e kësaj shoqërie dhe këtij vendi. Duke qenë se politikat e LSI fokusohen në rolin që luan rinia në standardin dhe në mirë-arsimimin e të rinjve, si një forcë e rëndësishme e shoqërisë dhe si një prioritet i një të ardhmeje të sigurt, të gjitha programeve dhe projekteve që lidhen me cilësinë e jetës dhe vlerat e shoqërisë, duke i rritur ato dhe duke e konsoliduar sistemin e cilësisë dhe si një mekanizëm i domosdoshëm ne kushtet e konkurrencës dhe orientimit të tregut të punës, do të ndihmojë universitetet në rrugën e tyre drejt cilësisë”, përfundoi Nora.

n.e/NOA

KOMENTE