English

Mbante në xhep një qese me kanabis, arrestohet minoreni

Laç, 28 tetor, NOA – Ndërsa mbante në xhep një qese plasmasi, brenda së cilës fshihte lëndë narkotike, një 16-vjeçar me inicialet M.T. është kapur në flagrancë nga forcat e policisë së Laçit.

Ngjarja konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke bërë të ditur se arrestimi i tij u bë pasi gjatë një kontrollit të ushtruar ndaj tij, në xhepin e brendshëm të xhupi, në mjediset e një salle interneti, në qytetin e Laçit, iu gjend dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 qese plasmasi transparente ku në të ndodhej një sasi bime, e cila dyshohet të jetë bime narkotike kanabis sativa.

Materialet iu kaluan prokurorisë së Kurbinit për veprën penale të “Shitjes e shpërndarjes së lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE