English

Mohammed është emri më i përhapur tek fëmijët britanike

Angli, 29 tetor NOA - Tashmë koha kur emri Jack ishte ai më i preferuari i familjeve britanike ka përfunduar pasi momentalisht ai që përdoret më shumë tek të porsalindurit është Mohammed. Ky rezultat i pabesueshëm është bërë i ditur nga e përditshmja britanike "Mail", sipas të cilëve, emri i profetit islamik i është vënë 7.549 fëmijëve në 12 variante të ndryshme, nga Muhammad në Mohammad.

Ai ndiqet nga emrat e mëtejshëm si, Oliver, Harry dhe Alfie. Për femrat, emri më i preferuar është Olivia. Ky klasifikim i emrave duhet thënë se ka ndryshuar pas 14 vitesh, ku në Britani dominonte bindshëm ai i Jack.

Lista më pas vazhdon me emrat e tjerë si Joshua, Thomas, Charlie, William dhe James. Ndër emrat e tjerë që janë të rinj në këtë listë mund të përmendim Aiden dhe Arthur. Ndërsa për sa i përket femrave lista vazhdon me Ruby, Cloe, Emily, Sophie, Jessica, Grace, Lily, Amelia dhe Evie.

r.b/NOA

KOMENTE