English

Mosngrënia e mëngjesit rrezikon zemrën

Tiranë, 29 Tetor, NOA- Një lajm i keq vjen për ata që nuk hanë mëngjes: një zakon i tillë dëmton organizmin, duke sjellë shfaqjen e një sërë problemesh për zemrën, madje dhe te të rinjtë.

Ky është përfundimi i një studimi në University of Tasmania, udhëhequr nga Dr .Catherine Collins dhe publikuar në "Amerikan Journal of Clinical Nutrition".

Ekipi ka punuar me 2814 vullnetarë, duke vëzhguar mënyrën e të ushqyerit dhe gjendjen e tyre shëndetësore. Studimi vuri në dukje se organizmi i individit që nuk ha mëngjes, fillon të ndryshojë negativisht.

Akumulimi i dhjamit në bark dhe kolesteroli i lartë ishin ndër çrregullimet më të zakonshmet, që u vune re në organizmin e këtyre individëve. Sipas autorëve të studimit këto çrregullime janë faktorë aleatë të sëmundjeve kardiovaskulare. Dr. Collins, shpjegon: Një person që nuk ha mëngjes bën një jetë të çrregullt. Me fjalë të tjera, kush largohet nga shtëpia pa ngrënë mëngjes është në ndikimin e urisë dhe dëshirës për ushqim, duke e bërë atë një viktimë të ushqimeve të shpejta (fast food). Gjithashtu, ky lloj “agjërimi” ndryshon metabolizmin e trupit, duke nxitur ruajtjen e yndyrave në trup.

a.e/NOA

KOMENTE