Francë, 28 tetor NOA - Trupat ushtarake franceze mund të fillojnë tërheqjen e tyre nga Afganistani në fillim të vitit 2011. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i mbrojtjes Herve Morin, i cili ka theksuar gjithashtu se një vendim i tillë nuk ka aspak lidhje me kërcënimet e fundit të Bin Laden.
Ditën e djeshme Al Jazeera kishte shpërndarë një mesazh, i cili u konsiderua si i besueshëm dhe në të lideri i Al Kaedës kërcënonte Francën se do ta godiste në rast se trupat e tyre ushtarake nuk do të largoheshin nga Afganistani.
Ministri ka bërë të ditur se duke filluar që nga viti i ardhshëm trupat ushtarake do fillojnë të braktisin Afganistanin, por sërish ka dashur të theksojë se një vendim i tillë nuk ka aspak të bëjë me kërcënimet e Bin Ladenit.
r.b/NOA