English

Në Vlorë, lind Klubi i Shkrimtarëve “Petro Marko”

Vlorë, 28 tetor, NOA/Gëzim Llojdia - Lind Klubi i shkrimtarëve “Petro Marko” të Vlorës. Një grup shkrimtarësh dhe krijues të qytetit të Vlorës u mblodhën dhe diskutuan me seriozitet për të përmirësuar më tej veprimtarin e tyre krijuese duke rritur frymën e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit midis krijuesve, për të synuar programe dhe bashkëpunime të reja.

Nga kryesia e mëparshme prej 9 anëtarësh 6 prej tyre u shprehën për ristrukturimin e shoqatës “Petro Marko” në klubin e shkrimtarëve “Petro Marko” Vlorë.

Myrteza Mara në emër të drejtuesit të shoqatës së mëparshme vlerësoi të arsyeshme propozimin e bërë nga një pjesë e kryesisë në kuadër të ristrukturimit të shoqatës duke e kthyer atë në një organizëm të ri me një frymëmarrje të gjerë dhe dinamike në Klubin e Shkrimtarëve, Petro Marko” Vlorë.

Piktori dhe shkrimtari Luan Toto dhuroi ambiente nga studio e tij për seli të re të klubit të shkrimtarëve “Petro Marko”, në qendër të qytetit të Vlorës.

Ndërsa gazeta “Vlora” do të jetë botim i këtij klubi.

n.e/NOA

KOMENTE