English

Nis sot Java Shqiptare e Tekstilit

Tiranë, 28 tetor, NOA - Perspektivat e zhvillimit dhe mundësitë për investime në industrinë e veshjeve janë çështjet kryesore që do të diskutohen gjatë gjithë veprimtarive, të cilat do të mbahen në kuadrin e "Javës Shqiptare të Tekstilit".

E parashikuar të zhvillohet në periudhën gjatë datave 26-29 tetor, kjo javë do të përmbledhë disa aktivitete, në të cilat pritet që të dalin në pah problematikat që ndeshen në sektorin e industrisë së veshjeve në vendin tonë.

Ndërkaq, nga organizatorët bëhet me dije se në datën 29 tetor, do të zhvillohet konferenca “Sfidat dhe perspektivat e zhvillimit të Industrisë së Veshjeve në Shqipëri”.

Konferencën do ta përshëndesin ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Müller-Holtkemper; përfaqësuesja e GTZ-së në Shqipëri Ulrike Gantzer-Sommer; si edhe ministri i Ekonomisë, Ilir Meta.

n.e/NOA

KOMENTE