Tiranë, 28 Tetor, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën E Enjte, 28 Tetor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.
Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.
Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme çështjen e shembjes së Piramidës, për t’u kthyer në Parlament, duke cituar kundërshtitë nga Nexhmije Hoxha, Ramiz Alia dhe Dritëro Agolli. Ato paraqesin edhe sherrin e djeshëm në komisionin e Ligjeve mes deputetëve Tahiri dhe Paloka. Ndërkaq, një argument tjetër i të përditshmeve sot është edhe ndryshimit në Kodin Penal, mbi korrupsionin.
E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Nexhmija: Piramida, na ktheni gjërat tona”, i cili citon faktin sesi bashkëshortja e ish-diktatorit shprehet se megjithë vendimin për shembjen e Piramidës, t’i kthehen të paktën sendet e tij.
“Ramiz Alia: Të shkatërrosh, nuk është gjë e mirë” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë, në vijim të këtij argumenti.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Apartamenti i post-martesës së Edi Ramës, Maks Vel: Ndër 15 më të shëmtuarit”.
“Dhuna e futbollistit Adrian Mutu ndaj shqiptarit, ja fotot”, është një artikull që tregon fotot e kamarierit kosovar të sulmuar nga Mutu.
Gazeta “Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin “Denoncimi i deputetes/ Burri i ministres më kërcënoi me jetë”, i cili tregon detaje nga akuza e deputetes Ermonela Felaj, kundër Namik Ajazit, burrit të ministres Bregu.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Këngëtarja Alida Hisku: Unë, këngëtarja që më akuzuan si pjesëtare e grupit të Fiqirete Shehut”.
Ndërkaq, lidhur me sherrin e djeshëm te Ligjet, në këtë të përditshme do të gjeni artikullin me titullin “Debate për ligjin e lojërave të fatit, Paloka sherr me Tahirin”.
Artikull tjetër i kësaj është edhe ai me titullin “Arratisja e Tahirit, Apeli lë në burg 8 gardianët”.
“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “Ndryshon Kodi Penal/ Ligji, korrupsioni dënohet edhe te privati”, i cili tregon ndryshimet e reja në Kodin Penal, mbi korrupsionin, realizuar dje me vendim qeverie.
“Intervista/ Arben Meçe: PD e krijuan funksionarët e regjimit komunist”, është një artikull tjetër i kësaj të përditshmeje.
Ndërsa në një artikull të veçantë në këtë të përditshme do të lexoni atë me titull “Sherri i plotë te Ligjet/ Prudentino, PD-PS, akuza pa censurë”.
“Alarmi, 27% e të shtruarve, marrin infeksione në spital” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë, referuar gjendjes së rëndë në spitalet tona.
Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “Kisha, në skandalin e Boboshticës”, i cili tregon një fakt nga përfshirja e kishës në skandalin e Boboshticës me zhvarrimet.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Dritëro Agolli për Piramidën: Të ikim nga marrëzia e shembjes”.
Ndërsa çështja e largimit të deputetëve nga grupet parlamentare, mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Rama, takim me deputetin Tavo, dështon pajtimi”.
“Gjenden gjurmët e vrasësit të kryekomunarit” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.
E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “OSBE: Reforma zgjedhore, partitë të bëjnë detyrën”, i cili i referohet deklaratës së fundit të bërë nga përfaqësuesi i OSBE në Tiranë, lidhur me apelin për kryerjen e reformës zgjedhore.
Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Elez Biberaj: Roli i Zërit të Amerikës, në përmbysjen e komunizmit”.
Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Infeksionet spitalore, preken 30% e të sëmurëve, Vasili: Kujdes antibiotikët!”.
Ndërsa në rubrikën “opinion” do të lexoni “Nga Rexhep Meidani/ Zgjedhjet, sistemi dhe administrimi zgjedhor”.
n.e/NOA