English

Përdhunoi para një muaji në Laç, kapet nga policia te rruga e Elbasanit në Tiranë

Laç, 28 tetor, NOA – Forcat e policisë së Laçit kanë arrestuar në flagrancë 25-vjeçarin Flamur Murataj, me banim në fshatin Shullaz të Kurbinit.

Ndalimi i tij u bë për arsye ndaj tij se gjykata e Kurbinit, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj tij për veprën penale të “Marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritura”, parashikuar nga nenet 102 dhe 22 të Kodit Penal, ngjarje kjo e ndodhur para një muaji në fshatin Shullaz.

Dhe ndërsa ishte shpallur në kërkim nga policia e Lezhës në muajin qershor, u kap dje pasdite nga policia e Tiranës, tek kryqëzimi i rrugës së Elbasanit në Tiranë.

Materialet iu kaluan prokurorisë së Kurbinit për veprën penale të “Marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritura”, parashikuar nga nenet 102 dhe 22 të Kodit Penal, në Flamur Muratajt.

n.e/NOA

KOMENTE