Tiranë, 28 tetor, NOA – “Ti je ulur në karrigen e Enverit, mbledhjen e grupit parlamentar e mban në atë sallë ku ulej Enveri, madje edhe atë të tryezës së partive për reformën zgjedhore e zhvillohej po në sallën ku ulej Enveri”.
Me këto fjalë i është kundërpërgjigjur kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, kryeministrit Berisha lidhur me akuzat që ky i fundit iu drejtoi para pak minutash deputetëve socialistë nga salla e Kuvendit mbi kundërshtinë e tyre për projektin e ish-Piramidës si parlamenti i ri i vendit.
Duke i vënë në dukje se u zhvillua para pak kohësh një konkurs, ku u harxhuan paratë e taksapaguesve shqiptarë.
“Opozita ka të drejtë të kërkojë. Të gjejmë referencat ligjore dhe të zhvillohet një konkurs ndërkombëtar. Ajo që thoni ju, Piramida, nuk është në fakt Muzeu i Enverit, por është Qendra Ndërkombëtare e Kulturës ‘Pjetër Arbnori”. Por juve doni t’i bëni hije edhe emrit të tij të nderuar”, tha Ruçi më pas.
Duke përfunduar me apelin e opozitës se duhet të anullohet vendimi për ish-Piramidën ...(vijon)
n.e/NOA