English

Sot në poligonin e Zall Herrit, trupat dhe teknologjia në aksion

Tiranë, 28 tetor, NOA – Trupat elitë të Forcave të Armatosura në poligonin e Komandove në Zall Herr shpalosën aftësitë e tyre më të mira me anë të demostrimeve dhe përdorimit të teknologjisë dhe pajimeve inovative në fushën e sigurisë dhe emergjencave civile.

Ky prezantim hapi sot serinë e aktiviteteve të Ekspozitës Ndërkombëtare për Mbrojtjen dhe Sigurinë “Almex 2010”, të organizuar nga ministria e Mbrojtjes dhe shoqëria “Klik Ekspo Group”.

Demostrimi filloi me ekzekutimin e himnit kombëtar të Shqipërisë. Më pas, në ketë ceremoni përshëndeti të pranishmit Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve, Maksim Malaj.

Jo pa qëllim, ky panair e fillon aktivitetin e tij me këtë demonstrim të pajisjeve dhe arritjeve teknologjike në fushën e sigurisë dhe emergjencave civile në një nga njësitë e Forcave të Armatosura për të treguar rolin e veçantë që ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FA-ve kanë luajtur për organizimin e këtij eventi.

Siparin e këtij prezantimi e çelën mjetet e blinduara tepër moderne të kompanisë Renault Truck Defence, pjesëmarrëse e Ekspozitës Ndërkombëtare për Mbrojtjen dhe Sigurinë Almex 2010.

Trupat shqiptare me pajimet më të mira kryen demonstrime ushtarake të shkallës së lartë të vështirësisë me automjetet e blinduara shumë moderne të kompanisë Renault Truck Defence.

n.e/NOA

KOMENTE