Romë, 29 tetor, NOA – Një studim i realizuar së fundmi mbi postën elektronike në Itali, Francë, Spanjë, Gjermani dhe Britani të Madhe, tregon sesi çdo ditë, vetëm në vendet e mëdha evropiane, dërgohen mbi 3.6 miliardë E-maile.
Këtu përfshihen mesazhet që na mbërrijnë në postën tonë elektronike në lidhje me punën, dashurinë, miqësinë, biznesin, mesazhe promovuese, buletine elektronike; të cilat kapin një mesatare prej 25 mesazhesh të përditshme për secilin.
Studimi tregon ndër të tjera edhe faktin çdo përdorues ka një mesatare prej 2,3 inbox të cilat i merr nga laptopi i tij në masën 56% ose nga smartphone në masën prej 15%.
Gati katër dekada pas E-mailit të parë, dërguar nga inxhinieri i “Arpanet”, Ray Tomlinson, E-maili ka ndryshuar në mënyrë dramatike, duke u bërë një mjet thelbësor për komunikimin mes personave dhe atyre të shpeshta profesionale dhe private.
n.e/NOA