Tiranë, 28 tetor, NOA – UNIFI Communications (UNIFI), lider amerikan në sektorin ndërkombëtar të transmetimit të të dhënave dhe Alcatel-Lucent, një ofrues i suksesshëm i lidhjeve kabllore nënujore, deklaruan sot në prani edhe të ministrit të Inovacionit, Genc Pollo, nënshkrimin e kontratës për ndërtimin e rrjetit Rrjetit Ballkan-Itali (BIN).
Konkretisht, do të ofrojnë një zbatim të plotë të lidhjes me fibra optike nënujore ndërmjet Tiranës në Shqipëri dhe Barit në Itali, ndërsa rrjeti pritet të jetë funksional rreth fundit të vitit 2011.
Sipas marrëveshjes, Alcatel-Lucent duhet të përfundojë shtrimin e fibrës optike që do të lidhin Italinë me qendrën e sapokrijuar në Tiranë për Shkëmbimin e Internetit në Ballkan (Balkans Internet eXchange (BIX).
Ndërsa BIX po krijohet nën kujdesin e UNIFI për të shërbyer si qendra e parë me fibra optike për shkëmbimin e të dhënave mes Shqipërisë dhe qendrave më të mëdha të telekomunikacionit në Europë ku përfshihet Milano, Frankfurti, Amsterdami dhe Londra.
n.e/NOA