English

Vodhi një shtëpi 3 javë më parë, arrestohet 29-vjeçari

Lezhë, 28 tetor, NOA – Forcat e policisë së Lezhës raportojnë se kanë arrestuar në flagrancë 29-vjeçarin Lekë Marku, me banim në fshatin Ishull Lezhë.

Siç ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, ndalimi i këtij personi është bërë pasi rezulton që ai tre javë më parë, të ketë vjedhur me thyerje banesën e personit me iniciale N.I.

Mësohet se në cilësinë e provës materiale iu gjet dhe u sekuestrua 1 televizor i markës “Samsung” 21 polësh.

Nga ana e strukturave të policisë, u kryen veprimet e para hetimore e procedurale, ndërsa materialet i kalojnë prokurorisë së Lezhës për veprën penale të “Vjedhjes”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal, në ngarkim të Lekë Markut.

n.e/NOA

KOMENTE