Bruksel, 29 tetor, NOA - Samiti i Bashkimit Evropian, i mbajtur dje në Bruksel, mori vendimin për t'u ngrirë të drejtën e votës të gjithë anëtarëve të mundshëm të Bashkimit Evropian, të cilët do të thyejnë rregullat e buxhetit të përcaktuara për Eurozonën.
Ndër të tjera, përfaqësuesit e vendeve anëtare të BE të pranishëm në këtë Samit, miratuan një plan për ta ashpërsuar disiplinën buxhetore në gjithë unionin.
Kështu, ata e kanë konsideruar si të domosdoshëm krijimin e një fondi emergjent të vazhdueshëm për Eurozonën, dhe kanë refuzuar rritjen e propozuar prej 5.9% të buxhetit të Bashkimit Evropian për vitin e ardhshëm.
Ndërkaq, ideja për të ndryshuar traktatin e Lisbonës, vetëm 11 muaj pasi ai ka hyrë në fuqi, u konsiderua si një përpjekje tepër e gjatë dhe politikisht e mundimshme.
n.e/NOA