English

Buxheti i CIA-s, plot 80 miliardë dollarë

Uashington, 29 tetor, NOA - Për herë të parë në historinë e tyre, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka bërë publik të gjithë buxhetin për shërbimet sekrete.

Siç u bë e ditur në Uashington, buxheti i përgjithshëm përfshin në vitin buxhetor 2010 rreth 80 miliardë dollarë (57 miliardë euro).

Prej kësaj shume, sipas të dhënave nga Uashingtoni, rreth 53 miliardë dollarë kanë shkuar për shërbimet sekrete joushtarake. Pjesën më të madhe të fondeve e ka marrë shërbimi sekret jashtë vendit CIA. Për shërbimet sekrete ushtarake, ishin në dispozicion 27 miliardë dollarë.

Deri tani qeveria amerikane i ka mbajtur vazhdimisht të fshehta shpenzimet për aktivitetin e spiunazhit, nga frika se vendet e tjera mund të nxirrnin konkluzione rreth përmasave dhe efektivitetit të këtyre aktiviteteve. Por në pjesën më të madhe të rasteve shifrat arrinin në publik.

Drejtori i ri i shërbimit sekret James Clapper, kishte premtuar se do t'i bënte publike shifrat.

NOA-INA

KOMENTE