English

Del i dehur nga diskoteka dhe ndahet nga jeta

Itali, 30 tetor NOA - Sahid Belamel, një maroken 29 – vjeçar, është ndarë nga jeta 14 shkurtin e kaluar ku pasi doli i dehur nga një diskotekë, vdiq si rrjedhojë e të ftohtit që bënte.

Për këtë vdekje tepër absurde përfunduan në hetime katër persona. Disa kamera sigurie kishin regjistruar momentet e fundit të kësaj vdekje tragjike dhe gjithashtu kishin kapur disa kalimtarë, të cilët ishin treguar tepër indiferentë.

Është bërë e ditur se djali pasi kishte dalë nga klubi i natës kishte rënë në një kanal me ujë të ngrirë që ndodhej aty pranë dhe për këtë arsye ndodhej gjysmë i zhveshur.

Në orën 8 të mëngjesit policia kishte gjetur trupin e pajetë të djalit. Si rrjedhojë e vdekjes së tij janë marrë në hetim katër persona të tjerë.

Megjithatë është bërë e ditur se Sahid ka qenë në një gjendje tepër të dehur saqë nuk mund ti mbanin dot as këmbët dhe kishte nevojë për ndihmë. Një ndihmë e cila nuk ka ardhur duke u bazuar në regjistrimet e kamerave të sigurisë. Rezultati i kësaj ngjarjeje është vdekja absurde e djalit, familja e të cilit po kërkon drejtësinë mbi këtë çështje.

r.b/NOA
KOMENTE