SHBA, 30 tetor NOA - Psikiatria dhe i fejuari i modeles Anna Nicole Smith, e cila u nda nga jeta në Florida në vitin 2007 si pasojë e një mbidoze aksidentale mjekësore, janë shpallur fajtorë në lidhje me një bashkëpunim që kanë kryer mes tyre.
Howard Stern është fajtore, pasi ka dhënë emra të rremë në lidhje me farmaceutikët që duhet të merrte modelja e Playboy. Megjithatë dhe psikiatria Christine Erosevich u shpall fajtore pasi në mënyrë jo të ligjshme dha autorizimin për blerjen e medikamentit të Vicodin në drejtim të modeles.
r.b/NOA